10.392 persona kanë diplomuar në vitin 2012, prej tyre 8212 studentë kanë diplomuar nëpër universitete shtetërore ndërsa 2172 nëpër universitete private.
Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve 5784 i përkasin gjinisë femërore. Kështu thonë të dhënat e publikuara në Entit Shtetërore të Statistikës.
Në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij’ në fakultetin matematiko-natyror kanë diplomuar 271 studentë. Në atë arkitektonik 78, në fakultetin e ndërtimtarisë 118, në fakultetin makinerik 317, në fakultetin e komunikimeve elektronike 57 studentë.
Në fakultetin e medicinës kanë diplomuar 261 studentë; edhe atë 143 në fakultetin stomatologjik, 95 në fakultetin farmaceutik.
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në vitin 2012 kanë diplomuar 24 studentë në fakultetin matematiko-natyror, 85 në fakultetin ekonomik, 229 në fakultetin juridik, 111 në fakultetin filologjik, 52 në fakultetin e arteve, 120 në fakultetin filozofik, 36 në fakultetin e edukatës fizike.
Në Universitetin e Evropës Juglindore, kanë diplomuar 145 studentë në fakultetin biznes dhe ekonomi, 202 në administratë publike, 74 në fakultetin e gjuhëve, kulturave dhe komunikimit, 132 në juridik dhe 87 në fakultetin e shkencave bashkohore teknologjike.
Në Universitetin FON ka diplomuar vetëm një student në fakultetin dizajn dhe multimedia, 131 në fakultetin e shkencave juridike, 75 në shkenca politike dhe diplomaci, 127 detektiv dhe siguri, 52 në fakultetin e gjuhëve të huaja, 57 në informatikë, 1 në menaxhment dhe 179 në fakultetin ekonomik.
Sipas këtyre të dhënave të Entit për statistikë, në 2012-ën, numri i studentëve të diplomuar në krahasim me vitin 2011 është rritur për 6%.
Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 79.8 % kanë qenë të rregullt, ndërsa 20.2% me korrespodencë.
Përqindja më e madhe e të diplomuarve janë femra, edhe atë 55.7 %./Portalb