Organizata ndërkombëtare për ndihma Oxfam, theksoi se më shumë se 2.3 milion refugjatë sirianë janë duke u përpjekur t’iu mbijetojnë kushteve të vështira të dimrit dhe mungesës së madhe për strehim, ushqim dhe ujë.
Organizata, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se ata janë duke ndihmuar gjysmë milioni njerëz të prekur nga lufta, që janë strehuar në Liban dhe Jordani, dhe shtoi se ata synojnë të rrisin numrin, në 650.000, që do të përfshihen në mesin e të ndihmuarve deri në fund të marsit 2014.
Nigel Timins, zëvendës drejtor i organizatës Oxfam, deklaroi për Agjencisë Anadolu,se: “ Shumë familje po përballen me dimrin në tenda të improvizuara dhe ndërtesa të papërfunduara, duke mos qenë në gjendje të blejnë karburant për ngrohje, veshje apo batanije. Tendat janë në rrezik të përmbyten nga pesha e dëborës mbi to.”
Oxfam vlerëson se popullsia e Libanit është rritur  më shumë se 25 për qind, dhe  popullsia e Jordanit me 6 për qind, që nga fillimi i luftës në Siri./mesazhi/