22 Shtatori, Dita botërore pa makina

Autor: Prof dr. Afrim Osmani – ambientalist

22 shtatori është një ditë shumë e rëndësishme për mjedisin jetësor, ngase respektimi i kësaj date ndikon drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor, me theks të veçantë të ajrit.

Ndotja e mjedisit tashmë është një fakt i hidhur pasi, përveç faktit që po shkatërrohet planeti tokë rrjedhimisht vihet në rrezik edhe jeta, përfshirë këtu edhe jetën njerëzore. Ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit është edhe përdorimi i tepërt i automjeteve.

Data 22 shtator i shërben asaj që njihet si Dita pa Makina. Kjo ngjarje shënohet në gjithë botën dhe synon të inkurajojë metoda të gjelbra të udhëtimit. Studimet tregojnë se në udhëtime të shkurtra brenda qyteteve, mund të arrihet më shpejt me biçikletë sesa me makinë. Përdorimi më i vogël i makinave redukton emetimet e gazrave serrë dhe bllokimet e trafikut.

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Evropian, organizohet “Java Evropiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”. Kjo nismë evropiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirje më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të suksesshme urbane nga vendimmarrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin. Në këtë kuadër, në kryeqytet dhe në qytetet e Evropës shmangen lëvizjet me makina dhe në vend të tyre përdoren biçikletat dhe ecja në këmbë.

afa

Sot, me mbi një miliard automjeteve në rrugët rreth globit, nganjëherë duket sikur ne nuk mund t’i shpëtojë ndotjes, zhurmës dhe rrezikut që ata prodhojnë. Një ditë në vit është vendosur mënjanë për të bërë përpjekje dhe për të shmangur përdorimin e makinave dhe çiklistëve, dhe në vend të kësaj duke ecur në këmbë ose duke përdorur transportin publik. Dita pa makina synon të zvogëloj ngrohjen e planetit për vetëm një ditë, duke i inkurajuar njerëzit që të jenë më pak të varur nga makinat e tyre dhe të përpiqen për alternativa tjera. Ditët pa makina filluan të zhvillohen gjatë viteve të 90 të shekullit të kaluar dhe dita e parë zyrtare “Dita Globale pa Makina” filloi në vitin 2000.

Maqedonia dhe qyteti i Shkupit çdo vit masovikisht kyçen në shënimin e ditës botërore pa makina, kjo ditë botërore shënohet përmes një varg aktivitetesh që kryesisht përfshinë defile të këmbësorëve dhe biçklistëve.

Të mbrojmë shtëpinë tonë, planetin Tokë, jetën tonë, fëmijët tanë, të mbrojmë të ardhmen e njerëzimit.