Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, shpërndau pakot e para të Ramazanit te familjet nevojtare në qytetin e Tetovës, ku gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë mbi 300 pako me artikuj ushqimorë.

Kjo është shpërndarja e parë e shportave të grumbulluara që nga ditët e para të Ramazanit, kurse në ditët në vazhdim do të vazhdojë shpërndarja e pakove tjera të grumbulluara në fshatrat e rrethinës së Tetovës.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë aktivitet humanitar, ndihmat e tyre mund t’i dhurojnë në tendat e Forumit Rinor Islam që gjenden në marketet Ramstore në Tetovë, ku me 300 denarë mund të blejnë një shportë të Ramazanit, e cila më pas do të shpërndahet te familjet nevojtare nga aktivistët e FRI-së.