Kumanovë, 07 dhjetor- Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në bashkëpunim me organizatën gjermane Muslime Helfen, për vitin e dytë me radhë, bëri organizimin e shpërndarjes së 540 kubikëve dru për ngrohje, për 90 familje në Komunën e Kumanovës dhe Likovës.
Ekipi i QSA-së në Kumanovë, për 15 ditë me radhë, arriti që ta përfundoj procesin, i cili përfshinte 6 kubik dru për ngrohje për një familje skamnore.
Familjet në fjalë, janë të zgjedhura prej ekipit të QSA-së, në bazë të kritereve të përcaktuara për këtë projekt.
Projekti në fjalë, ka marr përmasa të gjëra identifikuese dhe është pritur mjaft mirë prej të gjitha anëve.
Ky projekt i cili tashmë po shndërrohet në një projekt tradicional, shpresojmë se viteve të ardhshme do të marr përmasa edhe më të gjëra, me qëllim që familjet skamnore ta kapërcejnë brengën e muajit të dimrit sa më lehtë.
QSA në Kumanovë, i falënderohet aktivistëve të saj në terren, si dhe donatorëve nga Muslime helfen për mbështetjen financiare që i kanë bërë projektit.