Ushqime

Misioni

Të japim shembull praktik se të rejat muslimane janë të afta të akomodohen me rrjedhat e gjithmbarshme shoqërore, duke dëshmuar në praktikë se mund të zhvillojnë aktivitet të organizuar dhe t’i realizojnë synimet dhe misionin e vet në mënyrë institucionale

Vizioni

Të bëjë ngjalljen e veprimtarisë kulturore islame te femrat, si vlerë me karakter mbarënjerëzor

Ushqime

Torte me hurma


Në fillim vendosni hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku keni hedhur 90 ml. ujë.

11.01.2010
Kliko këtu për ta parë foton në madhësi origjinale Materialet për 8-10 persona * 250 gr. hurma pa bërthamë * lëkurë dhe lëng nga 1 limon * 2 banane të pjekura * 200 gr. gjalpë i butë * 180 gr. sheqer * 3 vezë * 230 gr. miell për kek * 1/2 luge kafeje bakin * feta molle (të cilat do të sheqerosen me 3 lugë gjelle sheqer) Përgatitja Në fillim vendosni hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku keni hedhur 90 ml. ujë. I zieni atë për 5 minuta, derisa hurmat të zbuten. Më pas i rrihni në mikser me qëllim që të qullen dhe të bëhen pelte. Në një tas shtypni bananet me pirun, derisa të shkrihen plotësisht. Rrihni ne mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtoni në të bananet dhe vezët dhe vazhdoni rrahjen. Pasi të keni hedhur në miell sasinë e caktuar të bakinit e kaloni atë nëpër sitë dhe më pas e hidhni në masën e gjalpit dhe vazhdoni ta rrihni në mikser, duke pasur shpejtësi të ulët. Masën e zbrazni në forma të lyera më parë me gjalpë dhe përpiquni të rregulloni sipërfaqen e tyre, e cila nuk duhet të ketë të ngritura apo të ulura. Përsipër shtroni 1/2 e masës me hurma. Shtroni mbi këtë masë një shtresë tjetër me banane dhe më pas vini përsëri nga masa me hurma. Në fund (shtresa e tretë) duhet të jetë nga masa me banane. E piqni kekun në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e hiqni nga forma dhe para se ta servoni e zbukuroni me fetë molle. ———

 
Artikuj tjerë nga kjo kategori Artikujt e fundit
Torte me hurma
Torte
Mishrat ne skarë, të parezistueshëm, por kujdes!
Revani
Petulla franceze
GJELLË ME MISH PULE
Desert me dredhëza
Bajaderë
Kifle formash të ndryshme
Tavë me domate
Artikuj
Pjesmarja e gruas në kërkimin e diturisë
Shëndetësi
Dieta me mollë
Artikuj
Ç’detyrime ka muslimani ndaj Kur'anit?
Shëndetësi
Pranvera, kujdes nga sëmundjet
Artikuj
Përkujtimi i Zotit, është jetë
Shëndetësi
Sëmundjet e gjakut shpërthejnë nga kimikatet e përdorura në industri dhe familje
Artikuj
Rëndësia e gruas(nënës)në islam dhe në jëtën e secilit nga ne
Artikuj
Te mbetesh i ri!
Familja
Zgjedhja e bashkëshortes
Shëndetësi
Hipertensioni
Arkivi i kësaj kategorie Arkivi i tërësishëm
   
Komenti juaj Komentet e vizitorëve
Emri:


Emaili:


Mesazhi: