Po, Isai a.s., pasi të zbret, ashtu siç ka treguar për këtë Muhamedi s.a.v.s., do të shkojë edhe në Meke dhe do ta bëjë Haxhin. Kjo do të ndodh pasi ta vret Dexhallin në Babu Lud në Palestinë.
PYETJA: A do të shkojë Isai a.s. në Meke, apo do të ngelet vetëm në Sham?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Po, Isai a.s., pasi të zbret, ashtu siç ka treguar për këtë Muhamedi s.a.v.s., do të shkojë edhe në Meke dhe do ta bëjë Haxhin. Kjo do të ndodh pasi ta vret Dexhallin në Babu Lud në Palestinë.
Në këtë drejtim qartë flet hadithi i të Dërguarit të Allahut, Muhamedi s.a.v.s. të cilin e ka shënuar Muslimi, ku qëndron se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”I biri i Merjemit do ta bëjë nijet Haxhin, apo Umren, apo edhe Haxhin edhe Umren në Reuha”. Reuha është një vend në rrugën e Mekes, gjindet ndërmjet Medines dhe Vadi Safrasë.
Allahu e di më së miri.
Bashkim Aliu