Pyetje:”Shumë njerëz nuk e posedojnë shumën e duhur për të kryer Haxhin, por meqë punojnë dhe kanë të ardhura, a u lejohet të marrin borxh dhe ta shlyejnë më vonë?”
Dr. Jusuf Kardavi
Përgjigje:”Besimtarit i lejohet diçka e tillë, edhe pse Zoti nuk ia ka kërkuar ta bëjë këtë. Zoti nuk i ka kërkuar njeriut që të marrë borxh për të kryer Haxhin. Mos harrojmë se borxhi shkakton stres natën dhe nënshtrim ditën. Vetë Profeti a.s i nxiste shokët e tij që të kërkonin mbrojtjen e Zotit nga borxhet e shumta dhe nënshtrimi ndaj njerëzve. Dikush e pyeti një ditë:”O i dërguar i Zotit, të shohim që shpesh herë kërkon mbrojtje nga borxhi.” Profeti a.s tha:”Po, sepse kur njeriu merr borxh, detyrohet të gënjejë, ai premton dhe e shkel premtimin.” (Buhari)
Bazuar në këtë, myslimani nuk ka përse ta burgosë veten me borxhe. Por nëse merr borxh pasi ka frikë se nuk i jepet rasti herë tjetër për shkak të rrethanave, është i sigurt dhe ka besim konkret se mund ta shlyejë pasi të kthehet, mund të marrë. E nëse nuk është i sigurt, s’ka përse të marrë borxh.
Zoti e di më mirë.