Kritikën që e plasoi ambasadori amerikan në adresë të politikanë të Maqedonisë, si dhe paraqitja e ambasadorit Bejli para Senatit mund të trajtohen si ndryshim të kursit diplomatik, konsideron profesori Denko Maleski.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që janë mbështetës të sinqertë të euro integrimeve, por edhe lajm i keq për ata të cilët i pengojnë këto procese, sepse do ti nënshtrohen shtypjeve që ta ndyrshojnë gjendjen”, thotë, për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedone, Maleski.
Kjo kthesë, konsideron Maleski, duhet të vëzhgohet si pjesë e strategjisë së përgjithshmë për forcimin e efikasitetit së NATO-s kundrejt “Luftës së Ftohtë” që filloi me Rusinë dhe do të zgjasë derisa nuk ndërrohet kapitalizmi autoritar i Putinit.
Edhe analisti Arsim Zekolli në paraqitjet e diplomatëve amerikan shehë paralajmërim për ndërrim të kursit.
“Momenti më indikativ dhe më interesant në Senat nuk ishte deklarata e ambasadorit Bejli, por e kongresmenit demokratik Kris Marfi- për regresin e institucioneve demokratike. Ai është momenti kyç, jep pasqyrë për qëndrimet kritike të Senatit, Kongresit dhe administratës së SHBA-ve për gjendjen tek ne.  Momenti i dytë kyç, mendoj se më tepër ishte koincidencë- qëndrimi i Stejt Departmentit, i transmetuar nëpërmjet Bejli-t, dhe i Komisionit Europian, të transmetuar nëpërmjet Petar Stano, të cilët në mënyrë identike dhe me intensitet të fortë alarmojnë për gjendjen me lirinë e mediumeve. Kjo ishte një shuplakë për BDI-në dhe përgjigje për kërkesat e kësaj partie për të censuruar mediet e lira, të pavarura nga ata, posaçërisht mediumet në gjuhën shqipe. Porosia e tretë nga paraqitja e Bejlit që ‘mediet e lira, pavarësia e gjykatës dhe transparenca e qeverisë e forcojnë demokracinë dhe promovojnë prosperitet ekonomik’, me çka i bëhet me dije shtetit se mbështetjet e ardhshme për politikat ekonomike të qeverisë do të jenë të kushtëzuara nga përmbushja efektive e parakushteve të parashtruara”, vlerëson Zekolli.
Zekolli, në deklaratën e tij për “Zërin e Amerikës” potencon  se ky kurs i diplomacisë amerikane nuk donë të thotë edhe mbështetje e hapur e opozitës.
“Por, ajo që bie në sy është edhe fakti që, edhe tek deklarata e Bejli, por edhe Uollers, por edhe tek qendrat tjera është vërejtur mungesë e qëndrimeve lidhur me opozitën. Kjo është porosi edhe për Zaevin, Thacin dhe Zhernovskin, pse bashkësia ndërkombëtare nuk i trajton si “opozitë demokratike”, siç ndodhë në vende tjera. Pa kënaqësia e Uashingtonit dhe Brukselit me BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në është treguar, cilësojë se edhe kundrejt opozitës nuk janë orientuar me optimizëm- nga dy kampet etnike. Përfudnojë, ndryshimi evident i kursit të SHBA-së dhe BE-se nuk është drejt vendit por drejt shtetit. Ky reagim i sjellë nga dy momente kyçe. Momenti i parë, ndryshimi i prioriteteve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat bazoheshin në principin “stabilitet në llogari të demokracisë. Ky ndryshim vie pas ndryshimit të prioriteteve të Gruevskit dhe Ahmetit, të cilët e degjeneruan këtë princip në prioritete private “korrupsion në llogari të stabilitetit”. Momenti i dytë është lëshimi i raportit të Uashingtonit dhe Brukselit drejt Maqedonisë si rast i izoluar dhe raporti i ri duke e vënë Shkupin në kontekst regjional./lajm/