Ish futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses franceze, Erik Abidal, sot ka lëshuar një deklaratë ku ka treguar madhështinë e ish kolegut të tij nga klubi blaugran.
“Dani Alvec ma ofroi mëlçinë e tij për transplantim.
Veç më ishte e njohur se këta dy kishin një miqësi të mirë derisa Abidal mbronte fanellën e Barcelonës, kjo u vërejt edhe në momentin kur Alves kërkoi që fanellën me numër 22 të cilën e barte Abidal ta mbajë ky.
Me këtë francezi dëshmoi se sa ishte e thellë miqësia mes këtyre dy futbollistëve.
“Miqësia ime me Dani-n shkon edhe më tej sesa fakti që ai mban fanelën time me nr 22”, shprehet Abidal për Radio Catalunya, përcjell albtime.com
“Kur duhej t’i nënshtrohesha operacionit, ai më ofroi mëlçinë e tij për transplantim”, tha Abidal duke treguar këtë gjest madhështor brazilianit.
Veç kësaj, kapiteni i Monakos, njoftoi se ka qenë Pep Guardiola që sivjet i ka ofruar kontratë në Bayern Munchen”, njofton 34 vjeçari, por duke shtuar se problemet e tij mjekësore kanë bërë ky transfer të realizohet./albtime