Aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan tri xhami në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në sabah të martën, nuk raportohet për viktima.
Dëshmitarët okularë thanë se aeroplanët luftarakë izraelitë gjuajtën  një numër të raketave në xhaminë al-Shuhada Aksa në qendër të qytetit të Gazës, e cila u shkatërrua tërësisht. Të gjitha shtëpitë përreth në xhami janë dëmtuar për shkak të sulmit.
Një tjetër sulm në shënjestër kishte xhaminë el-Farouk në qytetin Rafah, në jug të Gazës, njoftojnë banorët.
Xhamia Al-Abrar në Deir el-Balah në qendër të Rripit të Gazës u shkatërrua plotësisht në një sulm të tretë, pasi dy raketa u përplas në të, thanë burimet lokale.
Fushata ushtarake izraelite në Gaza që filloi 15 ditë më parë deri më tash ka shkatërruar 40 xhami, 15 prej tyre janë rrafshë me tokë, ndërsa 25 xhami janë shkatërruar pjesërisht, tha Ministria Palestineze e Strehimit dhe Punëve Publike në një raport statistikor.
 
Burimi: Palestine Info
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë