“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”(El-Bekare: 183).

Dy-tri fjalë për agjërimin e popujve të mëparshëm:
Çdo fe u ka sjellur ndjekësve të saj urdhëresa dhe ndalesa të caktuara, duke i berë përgjegjës për respektimin e tyre. Agjërimi është njera nga mënyrat e veçanta të shprehjes së respektit dhe dashurisë ndaj Zotit që ka praktikuar njerëzimi në të gjitha kohërat. Se kur dhe si është zanafilla e tij është vështirë te thuhet ngase nuk kemi ndonjë libër që mund ti referohemi e që do të na tregonte nje datë se kur filloi praktikimi i agjërimit për herë të parë. Mund të thuhet, se ne të gjitha fetë  e shkuara ka pasur agjërim ose një adhurim të ngjashëm me agjerimin, pavarësisht nga forma, koha, synimi dhe përbërja. Ai ështëi njohur në të gjitha fetë e shpallura, madje dhe në paganizëm. Ka të dhëna se keltët, meksikanët e vjetër, peruanët dhe asirianët i kanë dhenë rëndesi agjërimit. Ai ishte i njohur dhe aplikohej edhe tek egjiptianët e lashtë e pastaj është bartur edhe te grekët e vjetër. Këte e praktikuan edhe babilonasit, kinezët dhe popuj të tjerë. Edhe te pasuesit e librit (hebrenjtë dhe të krishterët), agjërimi njihej dhe praktikohej. Sipas një transmetimi, kur Musa a.s ndodhej në Egjipt, All-llahu u premtoi bijve të Izraelit se, po ta shkatërronin armikun, do t’u dërgonte libër. Pas shkatërrimit të faraonit, Musa a.s  iu lut All-llahut t’ua dërgonte librin e premtuar. All-llahu e urdhëroi profetin Musa të agjëronte  tridhjetë ditë, pastaj edhe dhjetë ditë të tjera, duke iplotësuar dyzet ditë. Tridhjetë ditë ishin ditë të agjërimit, kurse  dhjetë ditët tjera ditë të afërsisë dhe pëlqimit. Ndërsa, në burimet mbi agjërimet e të krishterëve hasim në veçorinë se para profetesisë, Isau a.s mbante dyzet ditë agjërim. Isa a.s nuk ka vënë konkluzione të veçanta për agjërimin.Prezencën e agjerimit edhe para shpalljes së Kur’anit është e vertetuar edhe nga vetë Kur’ani ku All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërën obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183) Nga fjalët: “…agjërimi u është bërën obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush…” shihet qartë se agjërimi ka qenë një detyrë e njerëzve të parë dhe  obligohet të vazhdohet edhe nga muslimanët. Poashtu prezencën e agërimit te popujt e më hershëm vërtetohet edhe nga vetë Muhammedi a.s. ku veçon agjerimin e Davudit a.s. i cili është nga rrjedha e pejgamberike e pejgamberëve para Muhammedit a.s.ku thotë: “Agjërimi më i mirë është agjërimi i Davudit…” (hadith). Edhe agjerimi i pejgamberit Muhammed a.s. në disa ditë të veçanta siç ishin: dita e dhjetë e muajit Muharem (ashura), nga tre ditë në çdo muaj etj., para se të bëhej obligim agjërimi i Ramazanit, të gjitha është njëargument i mjaftueshëm.
 
 
Obligimi i agjërimit të muajit të Ramazanit:
Agjërimi i muajit të Ramazanitu bë obligim në vitin e dytë pas hixhretit, vit ky që përkon me vitin 624 të kalendarit gregorian. All-llahu xh.sh ia shpalli Muhammedit a.s. ajetin: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”(El-Bekare: 183). Nga ky ajet kur’anor shihet qartë se agjërimi është obligim (farz) për ummetin (pasuesit) e Muhammedit a.s.. Pasi agjërimi është një detyrë e rëndë për tu kryer, All-llahu xh.sh  na sqaron se ne nuk jemi të vetmit që jemi ngarkuar me këtë obligim, por obligim të ngjashëm kanë pasur edhe popujt para Muhammedit a.s. Në ajetin vijues All-llahu xh.sh sqaron se me agjërim duhet të kaloni disa ditë : “ (jeni të obliguar të agjëroni) ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jushose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëhërë ai (le të agjërojë) më vonë po aq ditë.E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë) janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor) i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. ( El-Bekare: 184).Nga fjalët: “ditë të caktuara…” nënkuptohen ditët e Ramazanit ose është qëllimi për ditët që agjëronte Muhammedi a.s, siç ishte ashura,  kjo shihet qartë nga hadithi i Pejgamberit që e transmeton Ibni Umeri: “Pejgamberi s.a.v.s. ka agjëruar (ditën) e ashures (dita e dhjetë e muajit muharem) dhe ka urdhëruar të agjërohet. Kur u bë detyrim (farz) Ramazani (agjërimi në muajin Ramazan) ashura është lënë….” (hadith).Poashtu në hadithi që transmetohet nga Aisheja r.a: “Kurejshitët e agjëronin ditën e ashures para (shpalljes së Kur’anit), prandaj Pejgamberi a.s. ka urdhëruar që ajo ditë të agjërohet, derisa s’është detyruar Ramazani: Pejgamberi a.s. tha: Kush dëshiron le ta agjërojë (ditën e ashures) e kush dëshiron le të mos agjërojë”. (hadith)Nga këto thënie të Pejgamberit shihet se agjërimi i ashuras apo “ditë të caktuara…” ka qenë obligim para zbritjes së dispozitave kur’anore që e bënë obligim agjërimin Ramazanit, pas kësaj ato mbetën në rangun e agjërimit vullnetar.Pjesa tjetër e ajetit: ”… e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëhërë ai (le të agjërojë) më vonë aqë ditë…” sqaron rregullat dhe gjendjet e njerëzve karshi agjërimit ku përmendet i sëmuri dhe udhëtari të cilët nësë nuk agjërojnë duhet që ditët e mbetura ti agjërojnë më vonë. Poashtu ajeti: “…E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë) jan të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor) i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”, tregon edhe kategorin e njerëzve, që nësë i rëndon agjërimi të mundin ta kompenzojn me ushqimin ditor të një të varfëri. Kjo tregon se njerëzit në fillim të obligimit të agjërimit kishin edhe mundësinë e mosagjërimit dhe të njëjtin ta kompenzojn me ushqimin e varfnjakëve, kjo dispozitëështë deroguar me ajetin vijues:“(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazani që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, lë të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonëshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë). Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që ta falënderoni. (El-Bekare: 185).Në fillim të ajetit bëhet e qartë madhështia e muajit të Ramazanit dhe se zbritja e Kur’anit ka ndodhur po në këtë muaj dhe tregohet drejtësia dhe rruga e ndritshmë që ju jepet pasuesve të Kur’anit. Poashtu fjalët “…E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë,…” tregojnë në menyrë të prerë se ditët që duhet të agjërohën janë pikërisht ditët e Muajit Ramazan. Këtu shihet qartë edhe anulimi i dispozitës së kompenzimit të agjërimit me anë të ushqimit të varfënjakëve që u përmend në ajetin e mëparshëm dhe obligohen me agjërim të gjithë besimtarët, ndërsa dispozita për udhëtarët dhe të sëmurit mbetët e pandryshuar: “….ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonëshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që ta falënderoni”(El-Bekare: 185)..Pas obligimit të agjërimit nga ana e All-llahut xh.sh.dhe sqarimit të këtyre rregullave mbi agjërimin në kohën e Muhammedit a.s agjërimi tek muslimanët vazhdon të praktikohet në të njejtën mënyrë deri në ditet e sotme.