I kam shuar sonte të gjithë kandilët,
E kam shuar zjarrin që duart të m’i ftoh,
Kam mbetur e vetmuar  mes tokës e qiellit,
E këndoj salavate që shpirtin ma ngroh!
Një ftesë e pashuar më ftoi në jetë,
Atëherë  kur si e re,s’dija të ndryshoj,
Fjala profetike më ngjalli shumë shpresë,
Buzëqeshja ështe sadaka-pate thënë o i  imi Profet!
Vjen sonte kjo errësirë e mpirë,
Më merr malli për Atë kandil,
Mëshirë ishe për gjithë njerëzinë,
E ka arritur fjala Jote,deri në gjoksin tim!
Ajo fjalë që të robëron si me mahi,
Të bën të dashurosh një njeri që s’e ke parë me sy,
Të mahnit ajo fuqi që të shtrëngon,
Duke ndezur fitilin e asaj zemre që fjala Jote e përmallon!
Do doja të isha bashkë me Ty në këtë udhëtim,
Të merrja erën e shuplakave Tua,
Këtë fat s’e pata o Profeti im,
Ndaj afër Teje do doja të jem në amshim!
Gurgullon kraharori me krenari,
Se edhe shkronjat janë të pakta për atë njeri,
Dy cepat e buzëve shkrepin gëzim,
Sa herë kur kujtoj se je Profeti im!
Vargjet janë pak që të tregoj,
Dhe rreshtat s’mjaftojnë Muhamedin alejhi selam ta lëvdoj,
Patën pyetur kush është ky njeri?!
Thanë-“Kuran i  gjallë që ecën në gjithësi”.
Një thirrës nga larg dëshmon me fuqi,
Zoti është Një,e Muahmedi i dërguari i Tij,
Me lotët e syve rërën e  shkretëtirës e gatova,
Për vulën e Pejgamberëve shumë salavat dërgova!
Le të shuhen kandilët në gjithësi,
Mjafton Ai kandil,rrugën të na e ndritë!
Arbëria Abdushi
Poezia e zgjedhur në kuadër të Konkursit letrar për poezi që u mbajt në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”
Vendi II