Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë, me rastin e 30 vjetorit të botimit të përkthimit të Kur’anit Fisnik nga akademik Feti MEHDIU, organizoi akademi solemne. Të ftuar në këtë akademi ishin: Akademik Feti Mehdiu, asistenti Liridon Kadriu dhe Mr. Ferit Zeqiri
Prezent në këtë eveniment ishin kryetari i Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari, kryetari i Forumit Rinor Islam, drejtorë të shkollave, profesorë, hoxhallarë, anëtarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam. Aktiviteti në fjalë u realizua në Hotel Restorant Arabella në Kërçovë, më ç’rast fjalë përshëndetëse pati kryetari i FRI Kërçovë, Xhemail Ahmedi, dhe kryetari gjeneral i FRI, Fisnik Shabani.
Mr. Ferit Zeqiri foli rreth vleres dhe rolit të Kur’anit Fisnik në jetën e myslimanit, më pas Asistenti Liridon Kadriu foli rreth veprimtarisë së Akademikut Feti Mehdiu dhe idenë e përkthimit, dhe së fundmi vetë akademiku foli rreth zanafillës dhe sfidave të përkthimit, pritjes së botimit te shqiptarët dhe së fundmi dha një mesazh për rininë dhe masën.
Akademik Feti Mehdiu u dekorua nga kryetari i FRI-së Fisnik Shabani dhe kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari.
Vlen të theksojmë se mbështetës i këtij aktiviteti ishte Komuna e Kërçovës, dhe Hotel Restoran Arabella si mbështetës i gati të gjithë aktiviteteve të FRI -dega në Kërçovë.
Sponzor medial ishte Televizioni Regjional “Tv Uskana”.

Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe (2)
Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe (3)
Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe (4)
Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe (5)
Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe (6)
Akademi me rastin e 30-vjetorit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

 
 
 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam