Qendra Islame al-Az’har e Egjiptit ka në plan për të themeluar një Kolegj të Shkencave Islame në Republikën Ruse të Çeçenisë.
Sipas të përditshmes el-Javm el-Sabi, themelimi i kolegjit pritet të fillojë brenda disa ditësh.
Vendimi për themelimin e kolegjit erdhi pas një vizite të Myftiut të  Çeçenisë në Egjipt në fillim të këtij viti.
Gjatë vizitës, Myftiu i Çeçenisë u takua me një numër zyrtarësh të al-Az’harit,  përfshirë edhe Ahmed el-Tajib, Shejhun e al-Az’harit.
Shejh Ahmed el-Tajib në atë takim shprehu gatishmërinë e Qendrës Islame për të ndihmuar muslimanët në Çeçeni në mësimin e gjuhës arabe dhe shkencat islame.
Çeçenia është republikë ruse, ku më shumë se 95 për qind e popullsisë është muslimane.
 
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi,Gjakovë