Rrjeti i Alxhaziras, ofron për të gjithë të interesuarit e gjuhës arabe, lëndë të ndryshme për mësimin e kësaj gjuhe, në formatin online. Pjesa më e madhe e lëndës së ofruar, është e përgatitur nga vetë stafi i Alxhaziras, si për materialet vizive, ashtu dhe për ato audio dhe vidio.
Faqja që e ofron këtë shans për të gjithë të interesuarit është learning.aljazeera.net. Faqja ofrohet si për njohësit e gjuhës angleze ashtu dhe për atë franceze dhe u drejtohet niveleve; Fillestare, të mesme dhe të avancuara. /ardhmeriaonline/