Shikojeni videon e dasmës së Ahmet Zogut, Mbretit të Shqiptarëve, vizitën e Princeshave shqiptare në New York, si punoheshin qeleshet në vitin 1937, shikoni pjesëtarët e Oborrit Mbretëror gjatë shetitjeve në Londer, pas ikjes nga Shqipëria.

British Pathé, një nga kompanitë më të vjetra mediale në botë, dje për herë të parë publikuan në YouTube disa video klipe që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe historinë shqiptare, të periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
British Pathé u themelua në Londër në vitin 1902, dhe kah viti 1910 projektonin dy herë në javë kinoditarin Pathé Gazette. Në kohën kur Pathé më në fund u ndalën së prodhuari të kinoditarit kinematik në viitin 1970, ata kishin akumuluar 3500 orë të historisë filmike me rreth 90,000 klipe individual.
Më poshtë e keni listën e imazheve të marrë nga videot, dhe vegëzat e tyre korresponduese në YouTube:
Martesa e Mbrerit Zog, 1938

Invadimi i Shqipërisë

Princeshat shqiptare vizitojnë New Yorkun, 1938

Mbretëria e ikur

Punimi i qelesheve, 1937

Festivali i Rinisë Botërore, 1947

Mbreti i Shqiptarëve