Vite më parë, Artrim Qamili, është dekoruar nga FRI në mesin e studentëve të dalluar.  

Në metropolin e bukur të Stambollit takojmë Artrim Qamilin, doktorant ky i inxhinierisë kompjuterike dhe njëherit edhe asistent i lëndes “Programim i avansuar” në një nga univerzitetet më prestigjioze të Turqisë, Univerzitetin Sabanci. Ky takim është me shkas sepse Artrimi,  nga qindra asistentë që i ka ky univerzitet, do të fitojë fitojë dy çmime. Nga komisioni special i profesorëve fiton çmimin “Excellence in teaching awards” (Ekselencë në mësimdhënie). Çmimin tjeter, çmimin e parë për “Teaching awards” (Çmimet e ligjëruesve), ia dhënë mijëra studentë përmes votimeve. Të rrallë janë ata që arrijnë të kandidohen e lëre më të fitojne në të dy kategoritë, kjo për vetë faktin se kriteret e vlerësimitt të tyre janë të ndryshme. “Profesorët më tepër vleresojnë përgaditjen teknike të ligjëratave të asistentëve, iu japin rëndësi vërejtjeve/sygjerimeve që kane asistentët gjatë përpilimit të provimeve, kollokviumeve, projekteve, materialit mësimorë për studentët deridiplomik e të ngjashme. Studentët në anën tjeter vlerësojne stilin e ligjërimit, sa ju bëhen gjërat të qarta e sa arrijnë të kuptojne gjëra të reja gjatë ligjërimit të asistentëve, sa motivohen nga asistenti, sa kohe ndan asistenti jashtë orarit të punës për t’u ndihmuar atyre që të përvetsojnë materialin më mirë, për të  përgaditur provimet, për te kryer projektin praktik, etj.” – sqaron Artrimi.    

Arritjet e Artrimit fitojnë në peshë sidomos kur të dihet fakti se 40% nga asistentët në univerzitetin në fjalë janë shtetas të huaj si nga SHBA-të, Egjipti, Gjermania, Kanada, Irani, Pakistani, Anglia etj, Edhepse relativisht i ri në moshë, përsëri “janë mbi dhjetë vite përvojë të mia në ligjërime, shtatë në dy shkolla të mesme të Shkupit, një në Univerzitetin e Tetovës si asistent-ligjërues dhe afër katër vite në Univerzitetin Sabanci të Stambollit si asistent”-do te shprehet Artrimi – “çdo njëra më ka dhënë përvojë të veçantë dhe më ka ndihmuar të ngritem si ligjërues”. Për pasionin e ligjërimit Artrimi do të thotë: “Eh, përçimi i diturisë nga një brez në tjetrin e solli njerzimin në stadet e zhvillimit teknologjik dhe shkencorë në të cilat ndodhet sot, ndaj dhënia e hakut ligjërimit është obligim moral”. Në pyetjen se si e sheh ligjëruesin ideal, Artrimi na tha “Ligjëruesi ideal është psikolog sepse e din se si studenti i tij e perception dijen, ndaj ligjëruesi ia servon në atë formë. Është aktor sepse din të mbajë vëmendjen e publikut përmes intonacionit, gjesteve dhe nganjëherë edhe shakave për të rifreskuar atmosferen në amfiteater. Ështe shoku i ngushte i studentetit sepse e këshillon për karierën dhe jetën e tij, e motivon kur e gjen të demotivuar, ia lehtëson kur studentit i vështirësohen gjërat”.

Jo vetëm në planin profesional, por edhe në planin akademik sukseset nuk i janë ndarë Artrimit gjatë gjithë karrierës së tij. Kësisojë, vetëm për të përmendur disa, pos 5.00 të pastër gjate 8 viteve të arsimit fillor, Artrimi në klasën e shtatë e fiton çmimin e dytë në garat komunale për gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa në të tetën fiton çmimin e parë në garat rajonale dhe ato republikane për gjuhë dhe letërsi maqedone. Gjatë shkollimit të mesëm mesatares nga pesëshet e pastra Artrimi do t’ia shtoje edhe pjesëmarrjen e rregullt në garrat rajonale dhe republikane në Maqedoni për Fizikë ku do te marrë çmime të para, dyta dhe treta përgjate katër viteve. Në vitin 2000 u rradhit i treti në garat gjithëkombëtare të Fizikës në Prishtinë për shkolla të mesme, ndërsa në vitin 2003 duhej të përfaqësonte Maqedonine në Olimpiaden Ndërkombëtare për Fizikë në Tajvan, por që u analua për shkak të epidemisë së përhapur atje gjatë asaj kohe. Pasi ariti të pranohet me bursë në disa univerzitete brenda dhe jashtë shtetit, studimet deridiplomike Artrimi vendosi t’i vijojë në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informatikës pranë Univerzitetit “Kirili dhe Metodij” në Shkup. Për shkak të mesatares së lartë dhe suksesit të treguar, 

në mesin e shumë çmimeve dhe bursave tjera, ai nga Forumi Rinor Islam do të dekorohet si studenti më i mirë pranë këtij fakulteti dhe univerziteti, e më pas do fitojë bursë speciale edhe nga kryeministri i Maqedonisë i asaj kohe si dhe bursë të plote për studime master në Univerzitetin Yildiz Teknik në Beshiktash të Stambollit dhe Univerzitetin FON të Shkupit.    

Më pas vjen viti 2013 kur Artrimi për studime të doktoraturës do të pranohet në një nga Univerzitetet më të mira teknike të botës, ETH-në e Zurich-ut të Zvicres. Në anën tjetër nga mijëra aplikantë nga e tërë bota, po atë vit do të jetë i vetmi nga Maqedonia që do fitojë bursë për doktoraturë nga TUBITAK-u (Instituti kombëtar për hulumtime shkencore dhe teknologjike i Turqisë), instituti më prestigjioz teknologjik ky në Turqi (dicka sikur Akademia e Shkencave dhe Arteve tek ne) që merret me proekte si dërgimi i satelitëve në kozmos, zhvillimi i radarëve për helikopterë e të ngjashme. Artrimi duhej të zgjidhte mes këtyre dyjave. “Asnjëherë nuk kam qene mes dy zjarreve kaq të këndshme. Cilëndo që ta zgjedhja nuk do gaboja. Hulumtimi që duhej ta bëja në ETH ishte i kufizuar qartë dhe nuk ishte pikërisht ajo që doja unë. TUBITAK-u në anën tjetër më la të lirë të gjeja cilindo temë dhe univerzitet në Turqi sipas zgedhjes sime ”- kujton atë kohë Artrimi, që perfundimisht vendos për TUBITAK-un dhe univerzitetin Sabanci, univerzitet ky i ranguar i pari në Turqi nga po ky institucion shkencorë. “Gjatë studimeve doja të jetoja në një qytet që do më frymëzonte, njashtu doja të studioja në një univerzitet të rangut botëror ku ligjëratat zhvillohen në gjuhën angleze. Në njëren anë Stambolli si kryeqtet i tre perandorive, me gjithë ato objekte e vende historike, bukuri gjeografike, gërshetim kulturash dhe civilizimesh, e në anën tjetër univerziteti Sabanci, në mesin e më të mirëve në vend, me shumë doktorantë ndërkombëtarë dhe me profesorë të formuar intelektualisht në univerzitetet më me zë të botës si Harvard, Oxford, MIT, Princeton, Stanford etj., ishin përbërësit kryesorë që kërkoja gjatë doktoraturës time”– sqaron zgjedhjen e tij Artrimi. Pas dhënies me nota maksimale të 12 provimeve të doktoraturës, të 10 provimeve kualifikuese dhe dhënies së provimit oral ku komisioni 5 anëtarësh ka të drejtë të pyes doktorantin ç’tu kujtohet nga lëmia e inxhinierisë kompjuterike, Artrimi tani është në fazën e shkruarjes së disertacionit të doktoraturës, një proekt shkencorë-hulumtues ky në bashkëpunim mes TUBITAK-ut dhe disa firmave ndërkombëtare të cyber sigurisë. Proekti synon që përmes aplikimit të teknikave të intelegjencës artificiale (ang. Artificial intelligence), të mësimit makinerik (ang. Machine Learning) dhe nxjerrjes së të dhënave (ang. Data mining) të detektojë në IT sistemet moderne (cloud, smartphone, etj) sulme të reja kibernetike, por që e gjithë kjo do të bëhet në formë të rruajtjes së privatesisë së shfrytëzuesve ashtu që të dhënat do të jenë të enkriptuara. Nga teknikat që do shfrytëzohen në projekt janë edhe disa që sot rradhiten në mesin e trendeve bashkëkohore në botën shkencore, për të cilat firmat si Google, Facebook, Microsoft etj, harxhojnë miliarda dollarë, siç janë mësimi i thellë (ang. Deep Learning, teknikë kjo që synon të simuloje punën e trurit të njeriut) dhe skemat e kriptimit homomorfik që u zbuluan vetëm para disa viteve.         

Për në fund, “edhepse është një rini e tërë e kaluar në studime, hulumtime dhe ligjërata, në fakt unë akoma jam në stadet e para të një shkenctari dhe hulumtuesi shkencorë” – do të shprehet Artrimi. Pas mbarimit të doktoraturës ai planifikon të kryejë një studim postdoc në Japoni dhe një tjetër në një nga univerzitetet prestigjioze të SHBA-ve, që në fund përfundimisht të mund të vendoset në nje institut të mirëfilltë shkencorë ku do të vijonte ligjërimet dhe kërkimet e tija shkencore. Këtu ndahemi me Artrimin, me shpresë për t’u takuar së shpejti kur presim të dëgjojmë për sukseset tija të radhës.

24099677_995844920573485_1697045034_n