Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka sulmuar kundërshtarët e tij në vend dhe jashtë, duke parashtruar pyetjen: “Ata që sot derdhin lot për KObanin, ku ishin dje kur bombardohej Humsi, Hama dhe Hapi, njofton islambosna.”
Ai më tej shtoi: “Ku ishin ata që derdhin lot për Kobanin, që sot flasin për ndërgjegje dhe humanizëm kur bombardohej Halepi, Humsi dhe Hama? Ku ishin për Mosulin dhe Kirkukin? Ku ishin kur në Siri janë vrarë mbi 250 mijë njerëz me lloj lloj bomba dhe me armë kimike? Ku ishin kur u zhvendosën rreth 7 milion njerëz.”
Këto fjalë ai i tha gjatë vizitës në krahinën Kumushhan, ku bëni hapjen e disa projekteve.
(Breziiri)