Haxhi Mario Cools është një belg i cili ka përqafuar fenë Islame këto ditë.
Sipas  të përditshmes Xhadid el-Javm, ai ka themeluar një Shoqatë Islame dhe ju mëson parimet islame atyre që janë të interesuar për të mësuar në lidhje me fenë.
Ai thotë se një nga arsyet pse ai e përqafoi Islamin ishte kur ai mësoi se në Islam pirja e alkoolit është haram (e ndaluar).
Haxhi Mario dhe familja e tij  kanë mësuar rreth Islamit gjatë një vizite në Egjipt. ” Unë me familjen time ishim në Egjipt, ku jemi takuar me një familje egjiptiane dhe kemi mësuar për muslimanët dhe për  virtytet e Islamit.
“Gjatë kësaj vizite në Egjipt gruaja ime, Pascale, dhe pastaj vajza ime, Veronika, përqafuan Islamin. Unë kam qenë i pasigurt në fillim. Por më vonë e kuptova se Islami është feja e vërtetë…. Pastaj  e dëshmova Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, dhe u konvertova në Islam. E falënderoi Zotin, djali im, Denisi,  dhe, më vonë, babai e përqafuan fenë Islame.”
Haxhi Mario, i cili e ka kryer Haxhin këtë vit për herë të parë në jetën e tij thotë se Haxhi ishte një përvojë e tillë që ai ndjeu sikur ka  lindur përsëri.
U bënë një vit e gjysmë që Haxhi Mario themeloi një Shoqatë Islame dhe që atëherë ai promovon mësimet e Islamit në seancat që zhvillon në  shtëpinë e tij në Bruksel.
Ai thotë se shoqata ka rreth 1000 anëtarë muslimanë, burra dhe  gra.
Rreth 650.000 muslimanë jetojnë në Belgjikë, të cilët janë kryesisht nga Maroku dhe Turqia. Belgjika ka një popullsi prej rreth 11 milion banorësh. Ka mbi 300 xhami në Belgjikë.
 

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë