Ish Kryeministri Berisha ka komentuar në një postim në facebook për çeshtjen e shqiptarëve që shkojnë në konfliktin Sirian.
I pyetur nga një person në facebook, Berisha thotë se askush nuk duhet të shkojë për të luftuar në një konflikt të huaj. Berisha shprehet se është krenar që është mysliman, ndërsa shton se askush nuk duhet të konfodojë veprimet e disa individeve me Islamin.
“Se pari dua t’ju siguroj ne ndjeshmerine time te madhe dhe respektin e palekundur per besimet fetare te vendit dhe krenarine time me besimin tim musliman. Sikunder, per mua dhe cilindo qytetar tjeter ne nje vend te lire, çdo i akuzuar, deri ne momentin qe te jape vendimin gjykata, konsiderohet i pafajshem. Javet e fundit lajmet, kronikat dhe debatet per kete çeshtje jane te nxehta dhe dominuese ne mediat tona. Ajo ç’ka une mund te shtoj eshte se Shqiperia eshte nje shtet sekularist ç’ka do te thote se feja eshte e ndare nga shteti dhe ne asnje rrethane ata nuk mund t’i marrin funksione njeri – tjetrit. Perveç shtetit, asnje organizate tjeter nuk mund te nise me vullnet ose pavullnet qytetaret tane ne vatra konflikti ne misione te rrezikshme luftarake per jeten e tyre.
Se dyti Shqiperia eshte nje vend anetar i OKB, NATO-s dhe eshte e detyruar te respektoje ligjet dhe vendimet e ketyre organizatave nderkombetare. Rreshtimi i qytetareve shqiptare kolektivisht apo individualisht me organizata terroriste apo palet e shpallura armike nga OKB, NATO apo koalicione shtetesh ne te cilat Shqiperia ben pjese, perben nje akt te hapur armiqesor ndaj vendit dhe kombit tone. Se treti çdo konfondim i veprimeve te individeve apo grupeve te caktuar me Islamin, kete besim te madhnueshem, e konsideroj driteshkurter dhe absurd”, shkruan Berisha.