Pas 22 vjetësh pavarësi të Maqedonisë, numri një i Bankës Popullore të Maqedonisë i ka konfirmuar tezat e profesorit dhe ekspertit të ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti se janë pikërisht remitancat që e mbajnë gjallë ekonominë e vendit.
Sipas guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, afër 20 për qind e Prodhimit Bruto Vendor, rreth 1.6 miliardë euro, e mbushin remitancat. Bogov ka shpjeguar se kjo do të thotë se familjet në Maqedoni për çdo vit marrin afër 1 miliard euro para të gatshme nga jashtë nga familjarët e tyre që gjenden në mërgim. Këto komente Bogov i ka bërë gjatë një takimi me Diasporën e Bashkuar Maqedonase.
Në këtë mënyrë, pas 22 vjetësh pavarësi të Maqedonisë, numri një i Bankës Popullore të Maqedonisë i ka konfirmuar tezat e profesorit dhe ekspertit të ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti se janë pikërisht remitancat që e mbajnë gjallë ekonominë e vendit. Profesori Bexheti prej disa vitesh me shifra konkrete ka dëshmuar se janë pikërisht emigrantët shqiptarë ata që e shpëtojnë Maqedoninë nga falimentimi, duke sjellë mbi 1 miliardë euro për çdo vit. (SHENJA)