Britani: Taksisti musliman i kthen pronarit çantën me 10 mijë funte!

Taksisti Muhammed Nisar nga Britania ka merituar vëmendjen e opinionit sepse një myshteriu i kishte kthyer çantën me më shumë se 10 mijë funte.

“Njeriu për pak kishte pësuar infarkt, ishte shumë i mërzitur sepse kishte humbur paratë”, deklaroi taksisti i ndershëm për gazetën Express dhe Star.

“Kur ia ktheva çantën, ai më tha: “A jeni të vetëdijshëm se çfarë ka në çantë?” Ishte shumë mirënjohës Sa kishte blerë veturën, pastaj kishte humbur paratë me të cilat do ta paguante atë.”

Muhammed Nisar e kishte marrë udhëtarin në stacionin hekurudhorë dhe pastaj e kishte shoqëruar deri në Green Lanea duke mos e vërejtur se ai gjatë daljes nga vetura kishte harruar të marrë edhe çantën tij.
Pasi që Muhammedi kishte gjetur çantën me para, kishte filluar ta kërkoj pronarin e saj. Myshteriu i tij pas gjysmë ore kishte kuptuar se kishte humbur paratë. Kur iu kthye çanta ai ishte shumë mirënjohës për ndershmërinë e taksistit musliman.

Muhammed u bën apel kolegëve të tij të jenë të ndershëm dhe t’u kthejnë gjërat e humbura myshterive.

(Islampress)