Në hapësirat e nëndegës së FRI-së në Karshiakë u mbajt kuvendi i pestë i rregullt raportues si dhe kuvendi i dytë zgjedhor.

I pranishëm në këtë kuvend ishte edhe kryetari i FRI – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa ku të pranishmëve iu drejtua me një fjalim përshëndetës, mes tjerash veçoi: “FRI – Nëndega Karshiakë tanimë veçse po e merr formën e një organizate serioze duke formuar struktura të ndryshme dhe duke krijuar gjeneratë të re, si dhe po kjo organizatë po merr përmasa të gjëra në ngritjen e punës institucionale dhe afirmimin e vlerave kombëtare, shoqërore dhe fetare.”

Raportimin e aktiviteteve të realizuara gjatë katër viteve të kaluara para kuvendarëve e bëri kryetari i deritanishëm, Mr.Burhanedin Nuhiju, ku njëherit u miratua nga kuvendarët e pranishëm. Pas raportimit të aktiviteteve u shpërbë kuvendi dhe kryesia e nëndegës, ku më pas u caktuan kuvendarë të ri nga fshatrat Studeniçan, Maranë, Batincë dhe Oreshan.

Kryetar i kuvendit u zgjodh, Adnan Tahiri, stomatolog i diplomuar ndërsa nga kuvendarët për kryetar të FRI – Nëndega Karshiakë u propozua Bunjamin Memedi, ku njëzëri ky propozim u miratua nga kuvendarët.

Bunjamin Memedi është i diplomuar në shkencat kompjuterike dhe njëherit punon si profesor në SHMQSH “Braqa Milladinovci”.

26145599_1900385496943584_1750289699_o