“A jeni të hutuar nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme? Më lejoni të shpjegoj.
Ne mbështesim Qeverinë e Irakut kundër “Shtetit Islamik” (IS / ISIL / ISIS). Ne nuk  e pëlqejmë Shtetin Islamik, por Shteti Islamik përkrahet nga Arabia Saudite të cilin ne e pëlqejmë.
Ne nuk e pëlqejmë  presidentin Assad në Siri. Ne mbështesim luftën kundër tij, por nuk e pëlqejmë Shtetin Islam, i cili, gjithashtu, po lufton kundër tij.
Ne nuk e pëlqejmë Iranin, por qeveria iraniane përkrah Qeverinë e Irakut kundër Shtetit Islam. Pra, disa nga miqtë tanë përkrahin  armiqtë tanë dhe disa nga armiqtë tanë janë miqtë tanë, dhe disa nga armiqtë tanë janë duke luftuar armiqtë tanë të tjerë, të cilët ne nuk duan të humbasin, por ne nuk duam që armiqtë tanë të cilët janë duke luftuar armiqtë tanë të fitojnë.
Nëse njerëzit që ne duam të humbasin janë të humbur, ata mund të zëvendësohen nga njerëz që na pëlqejnë edhe më pak. Dhe, e gjithë kjo ka filluar nga ne kur pushtuam një vendi për t’i dëbuar terroristët të cilët nuk kanë qenë në fakt atje derisa ne shkuan për t’i përzënë ata jashtë –A po kuptoni tani? ”
 
Aubrey Bailey, Fleet, Hants
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë