Civilizimi, dashuria dhe teknologjia – terme që më së shumti preokupojnë mendjen e të riut në kohën moderne, janë njëkohësisht dhe pjesë e pandarë e fjalorit,stilit jetësor dhe të përditshmëris së tyre. E para, të jemi në hap me kohën, e dyta ta zotërojmë lumturinë dhe me të tretën informacionin!? Të gjitha këto janë të vlefshme, të nevojshme dhe të rehatshme, (para) pasi ta formojm identitetin tonë, ti ndajmë vlerat nga anti-vlerat dhe ta formojmë karakterin tonë, në mënyrë që ti përballojm ideologjitë, fraksionet, devijimet dhe valët bashkëkohore të cilat po turbullojnë çdo gjë!
Së pari, për të qenë të “armatosur” përballë kësaj, duhet ti njohim (ti kemi të artikulutar qartë në mendjen tonë) nocionet: identitet, kulturë dhe qytetërim! Identiteti është elementi i parë dhe më me rëndësi i asaj që na tregon: çka dhe kush në esencë jemi ne, dhe çka na dallon nga të tjerët? Na tregon për-katë-sin identitare: – kujt në të vërtetë i përkasim dhe ç’farë jemi? Pra,përkatësia është njësia bazë morfofunksionale e identitetit dhe kulturës, dhe komponente substanciale e civilizimit! Kultura – elementi i dytë që na nevojitet, është ajo që i referohet grumbullimit të njohurive, përvojave, vlerave, qëndrimeve, qëllimeve, roleve, marrëdhënieve me rrethin, konceptit për universin, objekteve materiale dhe zoterimit të asaj që është kultivuar nga një grup i njerëzve, i trashëguar ndër gjenerata brenda një komuniteti.
Ndërsa qyteterimi është pika kritike, pasi ajo thuajse gjithmonë ngatërrohet me kulturën dhe ngatërrohen civilizimet e huaja me kulturën e caktuar të një populli që bie ndesh me ndjenjat e tyre morale dhe intelektuale.  Qytetërimi është “çdo gjë që na orijenton kah mirëqenia”, qoftë mjet, dije, punë apo sjellje nga e cila kemi dobi, por asesi nuk është veshja dhe stili apo përshtatja – e themë përshtatja, pasi shpesh duke kopjuar grupe të ndryshme nga civilizime të huaja, sjellje të caktuara fillojnë të kultivohen si pjesë e kulturës tonë dhe krijohen anti-vlera brenda shoqerisë.
Arsyeja se pse po shprehi kredon time në këtë fushë, është se, në shoqërinë tonë janë paraqitur ç’rregullime marramendëse nën petkun e civilizimit, dhe gjithë këto janë me qellime paraprake!!! Shekullarizmi/izimi është njëri ndër instrumentet nëpërmjet të cilit manipulohet me vlerat shoqërore dhe krijohen geto brenda një shoqërie me identitet të pastër, gjë që është kundër çdo ndergjegje. Nëpërmjet parollës : “të jetojmë të lirë” – mundohen që të na nxjerrin nga vetja jonë dhe të bëhemi kozmopolit, të na largojnë nga bindjet tona shpirtërore dhe nga vlerat tona, e të na afrojnë në diçka që vetëm grupe të caktuara kanë interes, duke shkelur në ndërgjegjet e miliona njerezve!
Dy fetë/religjionet më të mëdha në botë nuk e pranojnë atë që fshihet prapa shekullarizmit, dhe kjo bëhet haptas. Dijetaret islam bëjnë thirrje që të kihet parasysh në atë se çka ofron shekullarizmi dhe në mënyrë selektive të bëjmë zgjidhjen e ideve të tyre, po ashtu edhe kleri katolik u bënë thirrje masës së tyre që të kihet parasysh ajo se cka ofron shekullarizmi si program i zhvleftësuar nga vlerat fetare – shpirtërore të popujve. Papa Gjon Pali II në letrat e tij të fundit e porosit masën e tij me fjalët: “shekullarizmi, është një perde prapa së cilës fshihet realiteti i ateizmit dhe afetarisë”!  Thirrjet janë pro et contra, por ajo se çka duhet absorbuar nga civilizimi modern/pasmodern duhet të merrët me kujdës të shtuar dhe kjo duke kujtuar se shumë civilizime antike kanë humbur kompaktësin dhe ndikueshmërin e tyre, janë zhdukur  dhe nuk ekzistojnë më! Ndër qytetërimet më të vjetra e të cilat vazhdojnë ta ruajnë vitalitetin e tyre janë: qyteterimi Hinduz, Kinez dhe ai Japonez. Ajo që i ka mbajtur në jetë këta qytetërime është se ato janë të pozicionuara në rajone të caktuara gjeografike që kanë pashkëputshmërin dhe në panoramën aktuale globale zënë vend si sisteme besimi/fetare.
Ndikimi/pra influence qytetërimore-kulturore është qëllimi i dy taboreve, kështu që të riut tonë i mbetet të zgjedhë atë që mendon se është rruga më e mirë për te suksesi?! Koncepti i suksesit nuk qëndron te liria e shthurur apo te prishja – duhet pasur parasyshë, por koncepti i suksesit qëndron te  disciplina, vetëdijshmëria dhe harmonia me natyrën, ai qëndron të dija dhe vetëdijësimi.
Një mendimtar shqiptarë thotë: “Të jesh i qytetëruar donë të thotë, – të prodhosh vlera”.Vlerat prodhohen/ruhen duke kërkuar dije dhe duke mësuar të kaluarën tënde , pasi vlerat dhe qytetërimet e krijuar nuk guxojnë të bien ndesh me parimet e shoqerisë, bindjet e tyre dhe trashëgimin, që është trashëguar ndër gjenerata! Në të kundërtën, ky proces do të thotë se ai komunitet po përjeton një epokë të thellë konvertimi dhe tjetërsimi nga vetja!!!
Njeriu me pervetësimin e një dickaje të huaj bëhet i huaj në vetëvete – të huajësohet (tjetërsohet), pra me përvetësimin e “stilit tjetër”, shijet e veta ia përshtatë “veshjes tjetër”, dhe unin e vet intelektual e moral e formon  në mënyrë të atillë që ajo definitivisht inkuadrohet në jetë të re.
Duke vepruar kështu, ai mohon kulturën e hapur të popullit të vet, mohon shijet e tyre tradicionale, vlerësimin e tyre estetik, ndërsa pranon servilizmin intelektual e moral ndaj një civilizimi tëhuaj!?
E ardhmja jonë varet nga shkalla e përceptimit të vetes, re-formimit të të menduarit tonë, metodologjisë, edukimit, organizimit dhe implementimit në mënyrën e duhur dhe me metodat tona?!
Nëse duam të përfitojm nga të tjerët, duhet të mësojm nga vullneti i tyre për punë, nga disciplina e tyre , përvetesimin e diturisë së tyre dhe arritjet teknologjike, por asnjëhere stilet e të jetuarit apo artet e tyre të cilat ushqejnë skllavëri kulturore dhe inferioritet kombëtar!
Neve aspak nuk na mungojnë burimet, mundesit apo vlerat, por ajo çfarë na mungon është vet-kriticizmi, metodologjia e mendimit të shëndoshë dhe dija. Implementimi i asaj që kemi trashëguar gjerë më sot duhet të vazhdoj, por jo duke përqafuar atë që na imponohet, por  duke mësuar, analizuar e implementuar atë që e bartim në brendesinë tone, të ruajtur ndër breza – si me punë ashtu edhe me gjak!?
Autori është student i vitit të dytë të International Balkan University –  Shkup.