Dalja e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit është prej shenjave të mëdha të Kijametit. Dalja e këtyre krijesave është vërtetuar me Kur’an, Sunet dhe me konsensusin e dijetarëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<>[el-Enbija: 96].
PYETJA: Jexhuxhi dhe Mexhuxhi, çfarë krijesash janë, a janë njerëz apo krijesa tjera?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Dalja e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit është prej shenjave të mëdha të Kijametit. Dalja e këtyre krijesave është vërtetuar me Kur’an, Sunet dhe me konsensusin e dijetarëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata zbresin nga çdo bregore me shpejtësi (96)>>[el-Enbija: 96].
Dijetarët kanë debatuar për atë se cilit lloj i takojnë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, gjegjësisht a janë të llojit njerëzor apo të ndonji lloji tjetër. Mirëpo, pjesa më e madhe e dijetarëve mbajnë qëndrimin se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë të llojit njerëzor, gjegjësisht edhe asta rrjedhin prej Ademit dhe Havasë, paqa e Allahut qoftë mbi të dy. Ibn Abdu-l-Berri ka përmendur se dijetarët kanë arritur konsensus se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët rrjedhin prej Jafethit, birit të Nuhut a.s. Mbështetje për këtë konstatim e marrin hadithin të cilin e shënon Buhariu, Muslimi dhe disa koleksionues tjerë, ku qëndron se në Ditën e Gjykimit Allahu i Madhërishëm do t’i thotë Ademit a.s.:”O Adem, ngrihu dhe nxirre”
Allahu e di më së miri.
Mr. Bashkim ALIU