Në sallën e ish komitetit në Kumanovë u mbajt kuvendi raportues për vitin 2017.

Fjalë rasti pati nënkryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Berat Limani si dhe kryetari i sh.e. “Vllaznia”, Milazim Mustafa. Që të dy përgëzuan aktivistët e degës së Kumanovës për veprimtarinë e suksesshme njëvjeçare si dhe kontributin e dhënë në aktivitete të shumta.

Paraqitjen e përmbledhjes njëvjeçare, për vitin 2017, e bëri kryetari i degës së Kumanovës, Liridon Ismaili, i cili paraqiti në formë të hollësishme aktivitetet e realizuara brenda vitit, sfidat, përparësitë dhe përfitimet. I njëjti raport u miratua unanimisht nga kuvendarët.

Më pas, kryetari paraqiti edhe raportin financiar, i cili poashtu u miratua unanimisht. Punimet e kuvendit u përcollën nga komisioni verifikues i formuar nga kuvendarët.

25819188558_a5b527dace_o