Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në bashkëpunim me rininë e f. Kopanicë realizoi ligjëratë në xhaminë e fshatit.
Ligjërues ishte hoxhë Fevzi Musliu i cili para të pranishmëve ligjëroi temën “Pritja e muajit Ramazan”. Mes tjerash theksoi se Allahu ka përmendur në Kuranin Famëlartë që nëse ju më afroheni Mua, Unë vrapoj pas jush, pra ne jemi krijesa të Tij dhe ai na do neve. Muaji Ramazan vjen si mëshirë për njerëzimin, pastron zemrat nga mëkatet, kthjellon shpirtërat dhe mendjet, e hëna e këtij muaji të bekuar ndriçon shtëpitë e besimtarëve.