Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në hapsirat e sallës sportive “Zef Lush Marku” realizoi për të gjashtën herë me rradhë turneun tradicional në futboll të vogël “Muhamedali Jashari”. Turne i cili realizohet me qëllim për ta përkujtuar të riun i cili tanimë gjashtë vite nuk është me ne.
Në këtë turne morrën pjesë 36 skuadra të ndryshme nga Shkupi dhe rrethina. Ndeshjet e këtij turneu u luajtën brenda dy ditëve. Mjetet e mbledhura nga participimi i skuadrave do t’u shpërndahen familjeve skamnore.
Nga tre skuadrat të cilat shënuan më shumë fitore, vendi i tretë i takoi skuadrës “Rinia Radush”, vendi i dytë skuadrës “Roma” dhe vendi i parë apo ndryshe fitues i këtij turneu ishte skuadra “Maneks”.