“A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?”
Deklaratë nga familja e prof. Dr. Muhamed Bedie, liderit suprem të lëvizjesë Vëllezërit Musliman:
Që nga arrestimi i prof. Dr. Muhamed Bedie (20.08.2013), ku ai paraqiti shkeljet e shumëta që i’u janë bërë duke mos respektuar moshën e tij, vlerën (autoritetin) e tij, pozitën e tij shkencore dhe shoqërore… duke filluar nga sulmi ndaj tij me të shara(fyerje) dhe goditje të fuqishme të cilat i bënë në momentin kur e arrestuan, dhe se e cila është e regjistruar në procesverbalin pranë prokurorisë, por deri më tani nuk është hetuar.!!
Janë bërë tri vite që ai është i burgosur(i mbyllur) në një qeli i vetmuar, duke i’a ndaluar infermierinë për një kohë të gjatë, i’u ndaluan rrobat, ushqimin dhe vizitat për periudha të gjata, derisa e ndaluara u bë autentike, ndërsa përjashtim ishte arritja e të drejtave më të thjeshta të tij, të cilat garantohen me ligj dhe kushtetutë . Duke kaluar në gjendje të dobët shëndetësore ku edhe qelia e tij shpeshëherë nuk plotësonte nevojat themelore për jetë, në kohën e fundit ai tregoi në gjykatë ëndrrën të cilën e kishe parë njëri nga shokët e burgut, se Pejgamberi a.s., e përgëzoi atë, afër është heqja e dhimbjes dhe largimi i padrejtësisë,e kjo ëndërr i zemroi njerëzit shejtan – e a i zemëron ëndërra e Pejgamberit a.s., në të vërtetë përveç se shejtanët?- Ata e dënuan për tregimin e kësaj ëndrre duke i’a larguar shtratin të cilin pushonte në të, përafërsisht një javë të plotë. Nga kjo e lanë të flinte në tokë duke mos pasur e pasur parasyshë moshën e tij (73 vite), apo gjendjen e tij e cila kishte nevojë për shërim, pasi që kishte kryer një operim, por prapë ai përfundoi në burg. Është e gjatë të flasësh për shkeljet që janë bërë në rregullat më të thjeshta shëndetësore dhe njerëzore.!!
Ndërsa fatëkeqësia më e madhe kaloi, kur u kërcënua nga rojet(gardianët), (një oficer policie me grad kolonel apo zvendës) gjatë kthimit të tij nga gjykata ushtarake në Hikestep (me datë:19.09.2015) kur e shau (fyu) atë, e goditi dhe e shkelmoi atë, ndërsa ai ishte me duar në pranga, brenda në veturën bartëse, ku nuk kurësu fjalët më të shëmtuara e të ndyra! Atëherë e kemi njoftuar prokurorin me një ankesë zyrtare pranë komisionit të gjykatës dhe prokurorisë ushtarake, ishte ankesë për të drejtat e njeriut, por nuk u mbajtë asnjë procedurë , që të kërkohej llogari nga oficeri fyesë(ofendues). Por, ministria e brendshme i’a mbuloi këto dhe e mohoi realitetin, pavarësisht që kjo kishte ndodhur para shumë dëshmitarëve të cilët ishin të burgosur së bashku me dr. Muhamed Bedie në veturën bartëse dhe para ushtarëve mbrojtës.! Pastaj ministria e brendshme u kthye me një “njoftim jo zyrtar” dhe premtoi se nuk do të përsëritet më kjo çështje – duke përgënjeshtëruar qartë pretendimet e tyre se pse ajo nuk kishte ndodhur, dhe se shkelësi nuk do të bëjë sigurimin e veturës bartëse herën tjetër, por edhe ky premtim i thjeshtë i cili përfaqëson shkallët më të ulëta të mendjes së shëndosh, u përqesh. Në një hap të paprecedent nga mburrja dhe humbja e mendjes ku u befasuam me të njejtin oficer, të hënë e kaluar (14.03.2016) vie me veturën bartëse për në gjykatën ushtarake në Hikestep, i drejtohet prof. Dr. Muhamed Bedies me ofendime, e fyen atë në nënën e tij si dhe me fjalët më të shëmtuara, me mburrje se ai nuk ishte dënuar herën e parë dhe se s’ka për t’u ndalur asnjë herë me sharje e ofendime.!!
Nëse kjo është ajo se çfarë po ndodh më prof. Dr. Muhamed Bedien, liderin e përgjithshëm të lëvizjesë Vëllezërit Musliman në të gjithë botën dhe është ai që është, në moshën e tij, diturinë e tij, vlerën e tij dhe pozitën e tij shkencore…! Çka ndodh me të rinjët që janë më të ri në moshë, të panjohur në mediat e vendit të goditur nga padrejtësia.!!!
Ndërsa ne, e fajësojmë ministrinë e brendshme, shërbimin e burgjeve dhe drejtuesit e tyre që janë përgjegjës për jetën dhe shëndetin e prof. Dr. Muhamed Bedie, por e fajësojmë edhe ata të cilët janë përgjegjës për çështje penale për çdo dëm fizik apo shpirtëror që i bëhet apo do t’i bëhet gjatë kohës së burgosjes së tij të padrejtë… Megjithatë, ne nuk shpresojmë në drejtësi ose në heqje e dënimit prej të cilëve siguria është në dorën e tyre, të cilët dëfrim e kanë maltretimin e tjerëve dhe moto e të cilëve është kërcënimi, cilësi e tyre është sulmi, dhe nuk presim drejtësi prej atyre të cilët e humbën atë, të cilët i mbyllën veshët e tyre nga ndërgjegjja e tyre dhe nuk dëgjojnë përveç urdhërave të cilët i’u jepen… gjithashtu nuk presim shpresë nga pretenduesit e thirrjes së të drejtëva të njeriut të cilëve i’u janë verbuar sytë e tyre përveç atyre që i’u përshtaten dëshirave të tyre, sa që nuk lëvizin përveç për shkak të dëshirave e ideve të tyre personale… Tek ata humbën të drejtat dhe u shkatërrua njerëzorja… Por, ne me këtë deklaratë nuk dëshirojmë përveç shpalosjen e të vërtetave të cilat ndodhin dhe vërtetimin e një realiteti, derisa të mos ketë askush arsye në Ditën kur do të jepen të drejtat, ditë që nuk ka dyshim në të.
Ndërsa ti, o kryelartë me fuqi të imagjinuar… Kryelartë me vend të supozuar… Nuk të ankohemi ty i cili sigurove dënimin e tyre dhe shkatërrove edukatën… Por, ne i ankohemi Atij i Cili shkatërron arrogantët dhe humb kryelartët… I ankohemi Atij i Cili u betua në Lartësinë e Tij për ndihmën dhe pranimin e thirrjesë ndaj zullumqarëve, qoftë edhe pas një kohe… Ti je i Vetmi i Cili ngritim ankesë… Dhe me bindjen tonë në drejtësinë dhe ndihmën Tënde, na mjafton të jetojmë… O Allah, të ankohemi Ty për shkak të pafuqisë sonë dhe mos dredhive tona ndaj njerëzve… O më i Mëshirshmi Mëshirues, Ti je Zoti i të dobtëve dhe je Zoti ynë… Tek kush po na lë neve… Tek ai që është largë dhe shkatërron jetët tona… apo armikun i cili ka pronësuar çështjet tona… Nëse Ti nuk je i hidhëruar me ne atëherë nuk zemërohemi… Falja Jote është më e gjerë për ne… Të kërkojmë mbrojtje me dritën e fytyrës Tënde e cila ka shëndrritur errësirat dhe na përmirëson çështjet tona të dynjasë e ahiretit, mos lësho mbi ne hidhërimin Tënd… Dhe nuk ka ndryshim e as fuqi vetëm se me ndihmën Tënde, o Zoti i gjithësisë.
Familja e prof. Dr. Muhamed Bedie, Liderit suprem të lëvizjes ‘Vëllezërit Musliman’
E enjte: 17.03.2016.
Përktheu: Zenel Hajdini