Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, dega Shkup në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë të Ramazanit, realizoi me sukses cikël të ligjëratave nën moton “Ramazani muaji i vetëdijesimit”.
Ligjëratat në fjalë filluan më 7 qershor 2016, ku ligjërata e parë u mbajt në xhaminë “Nur”, Orizare e poshtme – Shkup, të cilat ligjërata vazhduan çdo javë të këtij muaji, gjithsej katër ligjërata në këtë xhami me tema të ndryshme rreth muajit të shenjtë të Ramazanit.
Poashtu ligjëratat javore vazhduan të relizohen edhe në xhaminë e fsh. Satapetkë të Shkupit.Ligjërata e fundit u mbajt më 02 korrik 2016, në fsh. Satapetkë.

Ligjëruese gjatë këtij muaji në xhaminë “Nur” ishin: Esma Sherifi Kurti, Aisha Bunjaku Ademi dhe Advije Shazi, ndërsa në xhaminë e fsh. Satapetkë ishte Esma Sherifi Kurti.
Me këtë përmbyllje ligjëratash përfundojnë me sukses edhe aktivitetet e Departamentit të Femrës, në kuadër të fushatës “Ramazani muaji i vetëdijesimit”.
Xhamia Nur – Orizare e poshtme

Ligjërata e I – 07 qershor 2016 – Advije Shazi – Tema: Ramazani muaji i adhurimeve

Ligjërata e II – 14 qershor 2016 – Esma SH.Kurti – Tema: Vlera e kohës

Ligjërata e III – 21 qershor 2016 – Esma SH. Kurti – Tema: Fatimja r.a

Ligjërata IV – 28 qershor 2016 – Aisha Bunjaku Ademi – Tema: Vlera e 10 ditëshit të fundit

Xhamia në fsh. Satapetkë

Ligjërata e I – 18 qershor 2016 – Tema: Vlera e kohës

Ligjërata e II – 25 qershor 2016 – Tema: Fatimja r.a

Ligjërata e III – 02 korrik 2016 – Tema: Veçoritë e femrës muslimane

FOTO