Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë filloi me realizimin e ligjëratave në kuadër të ciklit të ligjëratave mujore. Ligjëratat në fjalë realizohen çdo muaj në Qendrën Rinore në Tetovë.
Në fillim u lexuan disa disa ajete kuranore nga Ilmije Jonuzi, pastaj pasoi fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – së, Dega Tetovë, Hanife Jonuzi, si dhe përgjegjësja e Departamentit të Femrës në nivel Republikan, Zubejda Murtezi.
Ligjërues ishte teolog Hasan Baftijari, i cili para të pranishmeve elaboroi temën “Roli dhe misioni i njeriut në tokë”. Mes shumë tregimeve dhe historive të të dërguarve dhe sahabëve për misionin e tyre, tregoi edhe rolin e gruas në islam duke theksuar qëllimin e krijimit të Havës. Ndër tjerash potencoi “Qetësia në botë vjen nga qetësia e femrave”.
Pjesa e fundit u takoi pjesëmarrëseve të cilat kishin hapësirë të parashtronin pyetje.