Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam realizoi ligjëratë në xhaminë e Cërnilishtes, në Prilep. Ligjërata u mbajt me temën “Ramazani, muaji i vetëdijesimit” për të cilën ligjëroi Esma Sherifi Kurti. Ligjëruesja foli për vetëdijesimin, gjatë këtij muaji, për sakrificë, përkushtim dhe durim. Pas ligjëratës pasoi edhe një program i shkurtër. 

Tashmë, për disa vite me radhë, gjatë muajit Ramazan, Departamenti i Femrës organizon aktivitete edhe në Prilep.