Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Tetovë organizoi Mbrëmjen Islame Programit artistik i parapriu fjalë rasti nga përgjegjësja e Departamentit të Femres në Tetovë, Hanife Jonuzi, e cila falënderoi të pranishmet për pjesëmarjen dhe foli mbi aktivitetet që organizon Departamenti i Femrës përgjatë këtij muaji të bekuar.

Më pas fjalim përshëndetës pati edhe përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam në nivel republikan, Zubejda Murtezi, e cila pos përshëndetjes foli dhe për dobitë e 10 ditëve të fundit të këtij muaj të shenjtë.

Programi fiilloi me lexim nga Kurani nga tri hafizet e Tetovës, Sumeja Tahiri, Ajtene Adili si dhe Sumeja Alija, vazhdoi më pas me interpretim ilahish nga Ilmije Jonuzi dhe Ajla Xhemaili, shfaqja e dokumentarit “Pse agjërojnë myslimanët” si dhe interpretim dialogu, “Nuk dua t’i gëzohem fatit e as t’i pikëllohem fatkeqësisë sepse të dyja janë të përkohëshme dhe përfundojnë tek i Pafundmi” – ishte kjo një frazë e dialogut prezantuar nga Besa Alili dhe Ermira Beqiri si dhe programi përfundoi me interpretimin e monologut “1 muaj dhe 1000 muaj brenda tij”, interpretuar nga Ramije Memishi.

Para fillimit të programit për anëtaret, aktivistet, dashamiret dhe mysafiret u shtrua edhe iftar.