Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, Dega Shkup edhe këtë vit organizon cikël të ligjëratave dyjavore, aktivitet ky i cili realizohet tashmë vite me rradhë. Ligjërata e parë e këtij cikli ishte “Kaderi, vullneti i njeriut dhe dëshira e Allahut”.

Ligjërata filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani famëlartë. Fjalë përshëndetëse kishte përgjegjësja e Departamentit të Femrës – Dega Shkup, Isra Sherifi e cila tregoi rëndësinë e këtyre ligjëratave dyjavore të cilat janë qetësim shpirti dhe ngritje intelekti.

Kjo temë u shtjellua nga teologeja Sumeja Peza, e cila tregoi rëndësinë e besimit në caktimin e Zotit të Gjithësisë dhe të jemi të kënaqur me kaderin e Allahut ku dhe përmendi ajetin Kur’anor:
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti përgëzoi durimtarët”. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi”. (El-Bekare:155-156)

Pjesa fundit e ligjeratës ishte për pjesëmarrëset ku patën hapësirë ligjërueses t’i parashtronin pyetje si dhe pjesë e kësaj ligjërate ishte edhe një mini kuiz.

anigif-1