Shkolla Verore e cila organizohet nga Departamenti i Femrës pranë FRI-së në Shkup, sot startoi me ditën e parë. Shkolla Verore në vete ngërthen ligjërata në tri sfera edhe atë: Fikh, Akide dhe Ahlak, njashtu edhe aktivitete rekreativo sportive.

Hapjen e shkollës verore e bëri përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – Shkup Isra Sherifi ku mes tjerash theksoi:“Pothuajse të gjitha që jemi të pranishme jemi në atë moshë që psikologët e vlerësojnë mosha në të cilën emocionet dhe energjia e arrijnë kulmin. Atëherë pse mos të shfrytzojmë mu këtë moshë të aktivizohemi, të punojmë dhe të marrim pjesë në aktivitete të llojit të tillë, që të kanalizojmë gjithë energjinë tonë në vendet më adekuate dhe kështu të ndërtojmë një personalitet dhe imazh shembullor ashtu siç i ka hije një muslimaneje.” 

Shkolla verore realizohet me aktivistet dhe anëtaret të cilët janë pjesë e kësaj organizate dhe do të zgjatë tri ditë.

anigif