Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup vazhdon me ciklin e ligjëratave dyjavore të cilat realizohen në Info Qendrën e FRI – së.
Kësaj rradhe tema e cila u shtjellua nga teologeja Sumeje Peza ishte “Ji optimiste”. Mes tjerash potencoi: “Në asnjë rrethanë besimtari nuk guxon të jetë pesimist, për të arritur majat e sukseseve nuk duhet munguar optimizmi dhe pozitiviteti. Pesimizmi vjen kur jemi larg Zotit, dhe përderisa e kemi Zotin nuk duhet të jemi të tillë. Dhe sigurisht kur e mendojmë të mirën e mira do të vijë.”
 
Dhe në fund u diskutua dhe të pranishmet parashtruan pyetje në lidhje me temën e lartpërmendur.