Në hapësirat e Info Qendrës – FRI, Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup vazhdon me realizimin e ligjëratave dyjavore.

Kësaj rradhe ligjëruesja e mirënjohur nga Tetova, Sumeje Peza, para të pranishmeve elaboroi temën “Pasha kohën..”.

“Pasha kohën. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të vërtetë. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” Asr 1-3, ishte kjo kaptina nga Kurani Famëlartë të cilën ligjëruesja e komentoi dhe tregoi mesazhet dhe urtësitë nga po e njejta. Disa nga ato që përmendi ishin se përderisa Allahu betohet në ndonjë gjë, ne duhet vlerësuar atë, koha është gjëja e vetme në botë e cila nuk kthehet dhe nuk zëvendësohet. E gjithkush i cili e kalon këtë kohë në gjëra të kota e të shëmtuara është në humbje, përveç besimtarëve të cilët vazhdimisht mundohen dhe veprojnë vepra të mira, pra kohën e tyre e harxhojnë në vende dhe me vepra me të cilat është i kënaqur Allahu.