Konstituohet Departamenti për Fetva pranë UISHZ
DEPARTAMENTI PËR FETVA, HAP I MADH, NË DREJTIMIN E DUHUR
Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvicër, në margjina të seminarit të organizuar me 28 Mars, në Xhaminë e Arburgut, bëri knostituimin e departamentit për fetva, i cili është sinonim i përgjegjësisë dhe vetëdijes së lartë të imamëve shqiptar në Zvicër për rolin e tyre në komunitetin musliman shqiptar në Zvicër. Me këtë hap, UISHZ tregoi përcaktimin e vet për institucionalizimin e gjërave, marrjen e vendimeve të pjekura dhe të shtjelluara mirë, jo vetëm në nivel individual, por edhe kolektiv. Me këtë, UISHZ tregoi se është serioz ndaj komunitetit musliman të cilit i shërben, dhe don t’ia ofroje atij zgjidhjen e cila ofrohet nga profesionistë, të cilët marrin vendime pas konsultimeve dhe analizave kolektive të çështjeve të cilat ngriten nga ana e komunitetit. UISHZ shpreson se këtë hap do ta ndjekin edhe institucionet tjera fetare, si në perëndim, ashtu edhe në vendlindje.
Departamenti për Fetva nuk mëton ta uzurpojë hapësirën e përgjigjeve fetare në Zvicër dhe as privojë imamin e nderuar dhe kompetent që të përgjigjet në pyetjet e xhematit, bile i kurajon imamët që sa më tepër të jenë në kontakt dhe të diskutojnë me xhematet e veta për çështjet fetare, dhe mban qëndrimin se imami është i pari që përgjigjet në pyetjet e xhematit. Por, për çështjet më të komplikuara dhe më serioze, të cilat kërkojnë analizë më të detajuar dhe të gjithanshme, dhe konsultim nga njohësit e fushave përkatëse fetare, Departamenti për Fetva ofron ndihmën e vetë profesionale nga anëtarët përgjegjës dhe kompetentë, të cilët do të marrin mbi vete detyra serioze, me qëllim që t’u lehtësohet puna imamëve dhe përgjegjësia të jetë kolektive.
 
Anëtarët e Departamentit për Fetva, janë:
Dr.Bashkim Aliu-kryetar
Nebi Rexhepi-anëtar
Nehat Ismaili-anëtar
Emin Odai-anëtar
Ismail Alili-anëtar
Mehas Alija-anëtar
Enes Koshi-anëtar
Me Departamentin për Fetva mund të komunikohet permes imamit të xhamisë përkatëse i cili e njeh Departamentin për Fetva, perms e-mailit të Departamentit për Fetva drejtprëdrejtë nga ana e të interesuarve, apo perms dritares së Departamentit për Fertva në web faqen e UISHZ.
Departamenti për Fetva pranë UISHZ, është i hapur për bashkëpunim dhe e pret angazhimin e të gjithve për të arritur në zgjidhje më adekuate. Departamenti për Fetva është dritare e muslimanëve në Zvicër, prej ku ata do të mund t’i njohin dispozitat e sheriatit, në mënyrë autentike.
E-maili përmes të cilit do të mund të parashtrohen pyetjet është: fetawa.uishz@hotmail.com

Konstituohet Departamenti për Fetva pranë UISHZ