Dhurata për nxënësit me rastin e fillimit të Vitit të Ri të kalendarit hënor

Me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1439, aktivistët e nëndegës së Sllatinës shpërndanë dhurata për 500 nxënës në shkollën fillore”Eqrem Çabej” në Sllatinë si dhe në atë periferike në Neproshten.

Përndryshe ky është aktivitet tradicional i cili realizohet vite me radhë, ku u jepen nxënësve: fletore, ëmbëlsira dhe stilografë për të shënuar fillimin e  vitit të ri të kalendarit hënor.