Forumi Rinor Islam – Nëndega Sllatinë, me rastin e fillimit të Vitit të Ri të kalendarit hënor, Hixhri 1438, bëri shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e shkollave fillore në Sllatinë dhe Neproshten. Aktivistët e FRI-së secilit nxënës i dhuruan stilograf, urimin për Vitin e Ri të bashkëngjitur me fletushkë me përmbajtje për historinë e Hixhrit si dhe një ëmbëlsirë.

anigif