Sot është dita botërore e bibliotekave shkollore, e shpallur nga Unesko.
Shumë shkolla të qytetit, thuajse të gjitha posedojnë biblioteka shkollore, por tek ata periferiket akoma mungojnë ato.
Nëpër shkollat e mesme, ku mësimi zhvillohet në dy gjuhë, mungojnë librat shqip.
‘Shkolla jonë posedon bibliotekë dhe është e pajisur me libra të mjaftueshëm, nxënësit në bazë plan programit furnizohen me libra nga biblioteka jonë dhe lexojnë vazhdimisht’ tha Faik Xhoni, drejtor në shkollën fillore ‘Kongresi i Manastirit’-Shkup.
Në shkollën fillore ‘Joakim Kërcovski’ në fshatin Nikishtan, të banuar me shqiptar nuk ka bibliotekë.
‘Shkolla jonë si shkollë periferike nuk ka pasur asnjëherë bibliotekë. Biblioteka është e domosdoshme për cdo shkollë, por ende nuk na e kanë mundësuar një gjë të tillë neve’ tha një arsimtar i kësaj shkolle.
‘Në Shkollën e mesme të kimisë ‘Marija Kiri Sklodovska’- Shkup, ku mësimi zhvillohet në dy gjuhë, bibliotekë ka por fatkeqsisht ajo është e furnizuar vetëm me libra në gjuhën maqedonase. Nxënësit tanë shqiptarë për cdo nevojë janë te detyruar të vrapojnë tek biblioteka në Çair për të marrë librat që u duhen’ tha Vedat Mustafa, profesor.
Të njëjtin fat e ndajnë edhe nxënësit e shkollës së mesme profesionale ‘Dimitar Vllahov’- Shkup.
‘Biblioteka e shkollës sonë posedon vetëm libra në gjuhën maqedonase. Unë si profesor i gjuhës shqipe mendoj se vërtetë ka nevojë për libra, pasi nxënësit tanë me librat që i kanë patjetër ti lexojnë me planprogram pajisen nga shokët dhe shoqet e shkollave tjera’ tha Ramiz Nuhishi, profesor i gjuhës shqipe.
Por nxënësit dhe studentët me mendime të ndara rreth librit, disa lexojnë e disa jo.
‘Po që se do të më jepej mundësia të jetoja diku tjeter do te strukesha në botën e librit. Çdo kush ka pergjegjesi te ndryshme por të gjith e kemi vetem një të ngjajshme: të luftojmë pas dijes e të mbizoterojme në këtë botë. Ne javë të paktën lexoj dy tre libra nga ato qe i kam domosdo per ti lexuar ( librat shkollore). Po që se doni pushtetin e një vendi domosdo duhet të shoqeroheni me më të suksesshmit. E unë përpos librave nuk njoh dike tjeter’ tha Emine Haxhiu, studente.
‘Lexoj nga dy libra në vit, pasi për më shumë nuk më premton koha sepse merrem dhe me studime. Dje kam filluar të lexoj vepren e Xhemil Dodës ‘Jeta e një Maturanti’ tha Besarta Xh., studente.
‘Të ju them të drejtën nuk lexoj libra jashtë atyre që i kam për profesionin që studio, me mezi që gjejm kohë për këto, e për libra ekstra jo, nuk lexoj’ tha një student shqiptar i fakultetit stomatologjik.
‘Nuk lexoj libra… nuk më premton koha, jam në shkollë, në kurs dhe ushtroj futboll, nuk di nga tia mbaj’ tha Gazmend F. nxënës./Portalb