Edhe sot vazhdoi ekspozita e muzeut të Muhamedit a.s.,  muze ky i cili u hap një ditë më parë në Çifte Hamam, në Shkup.
Gjatë ditës numri i vizitorëve arriti më shumë se 1,000 persona, të cilët kishin mundësi të shohin më afër dhe të mësojnë më shumë rreth jetës dhe veprës së Muhamedit a.s. Udhëheqësit profesionistë të cilët janë bashkëpunëtorë të autorit të kësaj vepre ishin ata të cilët sqaronin detajisht rreth jetës dhe veprës së njeriut më të dashur të njerëzimit përmes kësaj vepre artistike duke e bërë edhe më të veçantë dhe tërheqëse për vizitorët.
Vizitorët ndaheshin të kënaqur nga kjo vizitë të cilën e përcjellnin me shumë vëmendje, ndërkaq muzeu vazhdon të jetë i hapur edhe ditëve në vijim, e diel 12.02.2017prej ora 10.00-18.30 dhe ditën e hënë 13.02.2017 prej ora 10.00-12.00.