Dr. Jusuf El-Karadavi, kryetari i Unionit Botërorë të Dijetarëve Muslimanë, ka deklaruar ditë më parë se nuk ka kurrëfarë dobie në afrimin e shkollave islame, sidomos kur janë në pyetje shiitet, pasi që me këtë vetëm se dëmtohet më shumë sunneti. Ai ka deklaruar se gjatë tërë jetës së tij është përpjekur që të bashkojë mësimin burimor nunni me doktrinën shiite, duke dashur që t’i largojë hendeqet, por që kjo ka qenë një punë e kotë.
Këtë deklaratë, dr. Karadavi, e ka thënë përpara nxënësve të tij, të cilët kishin inicuar një debat në lidhje me librin e tij, “Es-sahva el-islamijje min murahikati iler-rushdi – Zgjimi islam, nga adoleshenca deri në pjekuri“, shkruan gazeta e Katarit “Alsharq”.
Më këtë rast, Dr. Karadavi, ka zbuluar se është duke shkruar një libër tjetër me titull “Tekfirizmi i ri – Et-Tekfir el-Xhediid”, që në masë të madhe trajton problemin shiit, njerëzit e të cilit i sheh si më të njëanshmit dhe më ekstrëmët.
“Ekstremizimi i tyre shkon aq largë sa që shpallin për mosbesimtarë njerëzit e gjeneratës më të mirë njerëzore, gjeneratës së sahabëve, sikur që kanë qenë Ebu Bekri, Omeri, Othmani, r.anhum dhe që me paturpësi e ofendojnë rëndë nënën e të gjithë besimtarëve, Hz. Aishen r.anha”, është shprehur ndër të tjera, dr. Kardavi.
Ai, gjithashtu, ka thënë se dallimet midis suniteve dhe shiiteve janë thelbësore, pra në bazat e fesë, e jo vetëm sipërfaqësore, apo anësore.
(Islampress)