Duaja (lutja) ka një vend të veçantë në Fenë islame. Nëpërmjet duasë njeriu i lutet Allahut të Madhërishëm që t’i dhurojë begati të ndryshme dhe të largojë nga ai çdo të keqe. Përmes lutjes realizohet lidhja ndërmjet njeriut dhe Allahut.
Nëpërmjet lutjes mund të kërkojmë që Allahu i Madhërishëm të na dhurojë pasardhës të hajrit.
“Zoti im, më dhuro një vajzë:
Model si Hatixhja r.a. të cilën e bëre mbështetje të madhe për të Dërguarin tënd, Muhamedin a.s., në momentet kur kishte më së shumti nevojë;
Të mëshirshme, të guximshme dhe të ndjeshme sikur Fatimja, e cila qysh si vajzë e vogël e mbronte babanë e saj, të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.;
Të ndershme sikur Merjemja, të cilin e Ushqeve nga bujaria Jote dhe e bëre një nënë pa gabime;
Të durueshme dhe këmbëngulëse sikur Asija r.a. të cilën as Faraoni nuk nuk mundi ta pengojë të jetë e përkushtuar ndaj Teje;
Të pastër, të urtë, të devotshme dhe inteligjente sikur Aisheja r.a. të cilën e bëre nënë të besimtarëve.
Zoti imë, më dhuro një vajzë sikur këto pesë gra të cilat i ke përgëzuar me xhenet. AMIN!”
Allahu ynë i Madh na treguar në Kur’anin fisnik se Ai është afër lutësit kur e lut e Atë:
“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në Rrugë të Drejtë. (Bekare, 186).
Kurse Muhammedi a.s., ka thënë:
“Luteni Allahun me brinje të plotë se lutja do t’u pranohet dhe dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen e njeriut zemra e të cilit është në gaflet dhe e preokupuar me gjëra tjera.” (Hakimi dhe Tirmidhiu).
Përshtati: Arsim Dauti
(Islampress)