Miliardat e dollarëve të siguruara nga rezervat e “pashtershme” të naftës kanë shndërruar Dubain, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, në një qytet përrallor, i cili krenohet edhe me ndërtesën më të lartë në botë.
Qiellgërvishtësi i “Burj Khalifës” është dy herë e gjysmë më i lartë se kulla Eiffel në Paris dhe siç demonstroi një fotograf profesionist, pamja në çatinë e kësaj ndërtese është mbresëlënëse.
Mbi bazën e 828 metrave, fotografi Gerald Donovan realizoi një fotografim 360 gradë të qytetit, imazhe të cilat do të shërbejnë për të ndërtuar hartën 3D të Dubait.