Një gjykatë egjiptiane të mërkurën anuloi vendimin që shkëpuste lidhjet diplomatike me Izraelin, dhe që ndalonte të gjitha aktivitetet izraelite në vend.
Hamed Seddiq, një avokat i cili fillimisht kishte parashtruar padinë në gjykatë, tha për Agjencinë Anadolu se padia bëri thirrje për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Izraelit në Egjipt, mbylljen e ambasadës izraelite në Kajro, dhe duke e përcaktuar Izraelin një “shtet terrorist.”
Izraeli është fqinji egjiptas i cili akuzohet për vrasjen e palestinezëve dhe arabëve për një kohë të gjatë, si dhe për destabilizimin e gjendjes në rajon.
Pavarësisht nga traktati i paqes i vitit 1979 mes Egjiptit dhe Izraelit, kjo e fundit ende shihet si faktor negativ nga ana e publikut egjiptian.
Kjo është kryesisht për shkak të trajtimit të rëndë të palestinezëve nga ana e shtetit hebre, si dhe pushtimin e vazhdueshëm të tokave palestineze. /mesazhi/