Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, në lidhje me rrëzimin e helikopterit sirian tha se Forcat e Armatosura Turke kanë bërë detyrën në kuadër të rregullave të angazhimit.
Erdoani, vlerësimin e bëri pas pyetjeve të ardhura nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Pakistanit. Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, në lidhje me rrëzimin e helikopterit sirian tha se Forcat e Armatosura Turke me autorizimin e qeverisë kanë bërë detyrën në kuadër të rregullave të angazhimit.
Erdoan tërhoqi vëmendjen se në Siri po bëhen masakra me armë konvencionale dhe bëri kritika në drejtim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Përmirësimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili sot është i paralizuar, është në përgjegjësinë e vendeve anëtare të përhershme” tha Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.