Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN edhe një herë e ka shpalosur qëndrimin e tij kundrejt shtetit hebre.
“Izraeli është shtet terrorist. Veprimet e tanishme të këtij shteti po krijojnë terror. Ndërsa ne deri më tani asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e terrorit dhe çdoherë kemi luftuar kundër terrorizmit”, ka thënë Erdogan.